AMP arreston shefin e Kufirit në Kakavijë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) arrestoi punonjësin e policisë A. M., me detyrë Shef i Kufirit të Gjelbërt Kakavijë në DVKM Gjirokastër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas AMP-së arrestimi i tij u krye pasi ditën e djeshme gjatë drejtimit të mjetit, ka aksidentuar shtetasen K. H., e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

“Janë kryer veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i automjetit, gjithashtu edhe marrja e një mostre gjaku për kryerjen e Ekspertimit Toksikologjik. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar negativ”, njoftoi AMP.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

“Photo of the day” nga protesta në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

Tirana jehoi sot kuqezi në mbështetje të ish-udhëheqësve të...

Ujëvara e Sotirës, magjia e Tomorrit që të fton në një aventurë vjeshte

Vetëm pak kilometra larg Gramshit, ujëvara e Sotirës është...

Durrësi mirëpret Kampionatin Europian të Snooker 2025, Gonxhja: Shqipëria destinacion i sportit europian

Shqipëria po mirëpret Kampionatin Europian të Snooker 2025 në...

Libraria “Adrion”, oazi i librit dhe kulturës në zemër të Tiranës

Libraria Adrion, e hapur që prej vitit 1999 në...