“Amerika nuk hoqi vizat për shqiptarët”/ Rama reagon për herë të parë për vendimin e SHBA: Linjë normale e politikës së Trump

Kryeministri Edi Rama komentoi pezullimin e vizave të emigracionit nga SHBA. Polemikat e shumta që pasuan kreu qeverisë i quan si dezinformim, çoroditje e opinionit publik, dhe helmim i të gjithë atyre që kanë akoma fuqinë t’i dëgjojnë, duke thënë që Amerika i ndaloi vizat për Shqipërinë.

“Dhe në fund, për kripë, jo për ëmbëlsirë, dua të them dy fjalë për ata që u hodhën përpjetë, ose më saktë, për ata që jetojnë të hedhur përpjetë dhe që, në përpjetësinë e tyre, i shtuan hedhjeve edhe një hedhje të radhës dhe të së njëjtës natyrë: dezinformim, çoroditje e opinionit publik, helmim i të gjithë atyre që kanë akoma fuqinë t’i dëgjojnë, duke thënë që Amerika i ndaloi vizat për Shqipërinë.
Kjo është e pavërtetë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndaluar vizat për Shqipërinë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata aktuale, nën orientimin e qartë prej kohësh të Presidentit Trump për politikën e re lidhur me emigracionin, ka vendosur që për 75 vende të botës, ndër të cilat edhe disa vende të Ballkanit, ku përfshihet edhe Kosova, të bëhet një pezullim i përkohshëm për sa i përket lejeve të punës në Shtetet e Bashkuara, jo vizave për në Amerikë, por lejeve të qëndrimit në Amerikë për punë, pasi për këtë kategori vendesh kanë vënë re fenomenin e marrjes së vizës për turizëm, marrjes së vizës për biznes dhe më pas të mosrespektimit të afateve, por të qëndrimit atje për të filluar një punë, dhe kjo është diçka që shkon në linjën krejt normale të politikës së re të Presidentit Trump dhe që nuk ka pikën e lidhjes me të gjitha ato që u thanë nga ata që hidhen përpjetë dhe që, përsëri, kur të bien në tokë, do të shohin se terreni mbi të cilin qëndrojnë është gjithmonë më i rrëshqitshëm.
Pra, do të humbin thellë e më thellë dhe do të hidhen përpjetë lart e më lart”-tha Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Polonisë nuk i mjafton fitorja ndaj Shqipërisë. Në Botëror shkon Suedia

Fitorja ndaj Shqipërisë pesë ditë më parë, nuk i...

Miliona euro abuzive, paditet në gjykatë ‘Eco-Elb’. Këshilltarja opozitare, Çopja: Të ndalohen pagesat!

“Inceneratori fantazmë” përfundon në gjykatë – opozita padit Bashkinë...

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë,...

Shqipëria nuk gjen ngushëllim, Ukraina e mund edhe pse Sylvinho luajti me titullarët

Shqipëria është mundur 1-0 përballë Ukrainës në një miqësore...