AMA organizon Forumin e 12-të BRAF: Fokus te Lufta kundër Gjuhës së Urrejtjes në Mediat Audiovizive dhe Online

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka qenë pritësi dhe organizatori i Forumit të 12-të të Rrjetit të Rregullatorëve të vendeve të Detit të Zi (BRAF). Gjatë dy ditëve të forumit, përfaqësues nga 9 vende anëtare të BRAF diskutuan mbi sfidat e gjuhës së urrejtjes në transmetimet audiovizive dhe platformat online, një temë me ndikim global në kohën e zhvillimit teknologjik.

Në forum ishin të pranishëm edhe përfaqësues të lartë të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC). Zv.Sekretarja e Parë e Përgjithshme, Amb. Dr. Merve Safa Kavakcı, në fjalën e saj përshëndetëse vuri në dukje rëndësinë e projekteve rajonale si Agjenda Ekonomike, “Blue Port Index” dhe sistemi digjital PERMIT, si dhe bashkëpunimin me BE-në për projektin “Blueing the Black Sea”, që synon zhvillim, inovacion mjedisor dhe qëndrueshmëri rajonale.

Kryetarja e AMA, Armela Krasniqi, theksoi rëndësinë e luftës kundër gjuhës së urrejtjes dhe vlerën e forumit për shkëmbimin e praktikave më të mira ndërkombëtare. “Sfidat me të cilat përballet ky sektor janë globale, pavarësisht përvijimeve lokale. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencave mes rregullatorëve janë jetike. Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në rregullimin e tregut mediatik audioviziv, por gjetja e ekuilibrit midis Lirisë së Shprehjes dhe mbrojtjes nga gjuhë urrejtjeje mbetet sfidë”, u shpreh ajo.

Paneli i forumit trajtoi dy fokus kryesorë:

  • Përfaqësuesit e Azerbajxhanit, Turqisë, Greqisë dhe Gjeorgjisë diskutuan mbi “Gjuhën e Urrejtjes dhe Të Drejtën për Informim në median audiovizive”, duke analizuar raste konkrete dhe zgjidhje ligjore.
  • Përfaqësues të Armenisë, Bullgarisë, Moldavisë dhe Serbisë u përqendruan në ndërgjegjësimin dhe edukimin e publikut si mënyrë për të parandaluar shpërndarjen e gjuhës së urrejtjes online.

Lufta kundër gjuhës së urrejtjes mbetet prioritet kryesor në AMA. Përveç ndryshimeve ligjore të kryera, autoriteti po punon për transpozimin e akteve europiane si Akti i Lirisë së Medias, EMFA dhe Akti i Shërbimeve Digjitale (DSA). Po ashtu, AMA vazhdon monitorimin e përmbajtjeve audiovizive, menaxhimin e ankesave të publikut dhe edukimin mediatik, si pjesë e strategjisë për krijimin e një audience të informuar dhe të përgjegjshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...