Altin Dumani drejt ikjes, 5 prokurorë dorëzojnë kandidaturat për kreun e ri të SPAK! Sot afati i fundit

Altin Dumani është zgjedhur në krye të SPAK më 18 dhjetor 2022 dhe është prokurori i dytë që ka drejtuar SPAK që nga themelimi i Strukturës së Posaçme, pas Arben Krajës. Mandati i kryeprokurorit është 3-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.

Elvin Gogaj, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho dhe Sotir Kllapi janë 5 prokurorët e SPAK që kanë dorëzuar deri më tani në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) aplikimin për kandidat për postin e kreut të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

I pari që ka dorëzuar ditën e djeshme aplikimin ishte Elvin Gogaj, ndërsa sot kanë depozituar kërkesën dhe Xholi, Musabellliu dhe Braho dhe së fundmi edhe Kllapi.
Afati i fundit për tu bërë pjesë e garës është sot, ndërsa aplikimet janë hapur në muajin shtator, pra 3 muaj nga përfundimi i mandatit të kryeprokurorit aktual, Altin Dumani. E reja në këto zgjedhje, është kandidatura e parë e një gruaje, Doloreza Musabelliut, e cila garon për postin e kryeprokurores së SPAK.

Altin Dumani është zgjedhur në krye të SPAK më 18 dhjetor 2022 dhe është prokurori i dytë që ka drejtuar SPAK që nga themelimi i Strukturës së Posaçme, pas Arben Krajës. Mandati i kryeprokurorit është 3-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.
Zgjedhja e kreut të SPAK bazohet në eksperiencën në çështjet sensitive të korrupsionit dhe të krimit të organizuar; në aftësitë drejtuese, vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë, imazhin publik të karrierës së tij etj.
Pasi bëhet verifikimi i kushteve paraprake, Komisioni për Zhvillimin e Karrierës jo më vonë se 10 ditë nga mbyllja e afatit të kandidimit, paraqet për miratim në mbledhje plenare, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e kandidimit.
Votimi për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme bëhet i hapur dhe nominal dhe kryetar i ri zgjidhet kandidati që merr më shumë vota në Këshill, pra mjafton që ai të marrë një votë më shumë se kandidatët e tjerë.
Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, Këshilli me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të pranishëm, kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

SHBA – Dhjetëra gazetarë të mediave ”braktisin” Pentagonin

Dhjetëra gazetarë u larguan nga Pentagoni në shenjë proteste...

Projekt për krijimin e akademisë zyrtare të Interit në Shqipëri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja priti...

10 startup-e shqiptare drejt Silicon Valley

Në ambientet e Piramidës u zhvillua finalja e programit...