Alarmi në Llogora përfundon mirë – nëna dhe djali suedez gjenden pas orësh ankthi

Pas disa orësh kërkimesh intensive, janë gjetur rreth orës 23:30 dy turistët suedezë, nënë dhe bir, të cilët ishin raportuar të humbur më herët gjatë ditës në Parkun Kombëtar të Llogorasë.

Në operacionin e kërkimit u angazhuan forcat e Emergjencave Civile, Agjencia e Zonave të Mbrojtura (ADZM) dhe Policia e Shtetit, të cilat bashkëpunuan për lokalizimin e tyre në një zonë të thellë e me terren të vështirë.

Pas disa orësh kërkimesh në kushte të vështira terreni dhe errësire, dy turistët u gjetën në vendin e quajtur “Qafa e Thellë”, një zonë e pyllëzuar e parkut.

Fatmirësisht, nëna dhe djali suedez u konstatuan në gjendje të mirë shëndetësore, pa dëmtime serioze, dhe u transportuan menjëherë për kontroll mjekësor të mëtejshëm.

Autoritetet kanë falënderuar të gjitha strukturat e përfshira për reagimin e shpejtë dhe bashkëpunimin efektiv që bëri të mundur përfundimin me sukses të operacionit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME