Kompania sllovene Geaprodukt ka tërhequr nga tregu specat e kuq me origjinë nga Shqipëria, pasi u gjetën nivele të larta të pesticideve acetamiprid, format dhe flonicamid. Sipas njoftimit, produkti ishte paketuar fillimisht në kuti kartoni dhe më pas në qese plastike.
Klientëve u është kërkuar të kthejnë produktin në vendin e blerjes ose, nëse kjo nuk është e mundur, ta hedhin në mbeturinat biologjike. “Për shkak të pesticideve të tepërta, produkti nuk duhet të konsumohet. Personat që kanë qenë në kontakt me ushqimin e kontaminuar duhet të dezinfektojnë duart,” thuhet në njoftim.
Ndërkohë, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina kanë pezulluar dërgesat e pjeshkave shqiptare për shkak të përmbajtjes së rrezikshme. Në Kroaci u gjet nivel i lartë nikeli, ndërsa në Bosnjë u zbuluan nivele të rritura të klorpirifos, pesticid që paraqet rrezik për shëndetin e njeriut.
Ekspertët boshnjakë paralajmëruan se pjeshkat shqiptare tashmë të dala në treg nuk duhen konsumuar. Rasti është raportuar në sistemin e sigurisë ushqimore të Komisionit Evropian.