Alarm për trashëgiminë kulturore: Ura 300-vjeçare e Golikut drejt shkatërrimit

Nga Artin Halili

Ura e Golikut, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, e ndërtuar në fund të shekullit XVII po përballet sot me rrezikun real të shkatërrimit.
Një nga veprat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në zonën e Mokrë, e lidhur historikisht me degëzimin e rrugës antike Egnatia, po dëmtohet vazhdimisht nga gërmimet e paligjshme.

Prej vitesh, ura bie pre e kërkuesve të arit dhe materialeve arkeologjike, të cilët ndërhyjnë në mënyrë të përsëritur në strukturën dhe trupin e saj, duke cenuar seriozisht qëndrueshmërinë e monumentit. Dëmtime të tilla janë konstatuar edhe së fundmi, por autorët mbeten të paidentifikuar, pasi gërmimet kryhen gjatë orëve të natës.

Pasojat janë të dukshme: zgavra në themele, çarje në trupin e urës dhe shembje të pjesshme të materialit lidhës, dëmtime që përbëjnë rrezik serioz.

Përveç ndërhyrjeve kriminale, edhe faktorët atmosferikë kanë luajtur rolin e tyre. Mbi 300 vite ekspozim ndaj reshjeve, ngricave dhe erozionit kanë përshpejtuar degradimin e urës, duke e bërë sot emergjente ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.

Në këto kushte, banorët dhe drejtuesit vendorë kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Ministria e Turizmit dhe Kulturës, përmes një projekti serioz restaurimi dhe rehabilitimi.

Problemi nuk është i izoluar ashtu si Ura e Golikut, edhe varret monumentale të Selcës, vetëm pak kilometra më tutje një tjetër sit arkeologjik me rëndësi të jashtëzakonshme vuajnë nga nivele sigurie dhe ruajtjeje pothuajse zero.

Kjo situatë i ka lehtësuar grabitësit, të cilët gërmojnë pa asnjë pengesë, duke shkatërruar pasuri të pazëvendësueshme kulturore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ermira Urupi përfaqëson Shqipërinë në Strasburg , një zë i rëndësishëm i pushtetit vendor shqiptar në arenën europiane

Elbasani dhe Shqipëria marrin një tjetër përfaqësim të rëndësishëm...

AF Elbasani gati për sfidën e madhe në “Air Albania” ,verdheblutë përballë Dinamo City

Të shtunën në mbrëmje, “Air Albania” do të jetë...

Rauf Dimraj shpirti sportiv që fluturon mbi kujtimet dhe ëndrrat

-Dritarja ku frymëzimi takon veprën Nga BUJAR QESJA Mjeshtër i Madh Një...