Shqipëria është renditur si vendi me sjelljen më të keqe të tifozëve në Evropë për sezonin 2024/25, sipas raportit të fundit të UEFA-s. Edhe pse pjesëmarrja në stadiume nuk është e lartë, sjellja e tifozëve shqiptarë mori notën mesatare 6.774, më e ulëta ndër 53 vendet e vlerësuara.
Raporti përfshin 66 ndeshje dhe çdo takim monitorohet nga delegatët e UEFA-s. Në fund të listës ndodhen edhe Kroacia, Serbia dhe Bosnja, të cilat megjithatë kanë notë mbi 7. Kosova renditet në vendin e 41-të me notën 7.75, ndërsa në krye të tabelës janë Ishujt Faroe, Moldavia dhe Kazakistani.

Raporti vë në dukje se, përveç numrit të tifozëve, sjellja e tyre në stadiumet shqiptare mbetet një problem serioz për imazhin e futbollit në vend.

