Alarm në Parkun Kombëtar Shebenik: Humbasin dy turistë zviceranë, njëri i plagosur, vijojnë kërkimet

Nga Fatmir Popja

Një çift turistësh nga Zvicra është humbur në Parkun Kombëtar të Shebenikut në Librazhd, në zonën e mbrojtur që shtrihet në juglindje të vendit. Dyshohet se ata kanë dalë nga shtegu i shënuar dhe kanë humbur orientimin gjatë një ecjeje në natyrë.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej turistëve ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe ka kërkuar ndihmë urgjente. Lokacioni i tyre i fundit është identifikuar në malin e Shebenikut, nga ana e Hotolishtit, një terren i vështirë dhe me akses të kufizuar.

Administrata e Zonave të Mbrojtura në Elbasan, nën drejtimin e drejtorit Fatmir Brazhda, ka ngritur menjëherë një grup emergjence, i cili, në bashkëpunim me forcat e policisë së komisariatit të Librazhdit, po zhvillon një operacion kërkimi për të gjetur dhe shpëtuar turistët e huaj.

Operacioni është në zhvillim, dhe situata mbetet delikate për shkak të terrenit malor dhe motit që mund të përkeqësohet. Autoritetet, sërish pas njoftimit të kësaj ngjarjeje, bëjnë apel për kujdes të shtuar ndaj vizitorëve që frekuentojnë zonat e thella malore dhe kërkojnë respektimin e sinjalistikës dhe shtegut të miratuar për ecje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Parlamentit grek

Prokuroria Evropiane ka dërguar në Parlamentin grek një dosje...

Medalje, rekorde dhe krenari: Elbasani shpallet nënkampion i vendit në peshëngritje

Klubi Shumësportësh Elbasani ka konfirmuar edhe një herë traditën...

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

TIRANË, 1 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës,...