AKU tërheq nga tregu qumështin formulë pas alarmit për baktere

Autoritetet ushqimore kanë ndërmarrë masa urgjente për largimin nga tregu të një produkti qumështi formulë për foshnja, pas dyshimeve për rrezik ndaj shëndetit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se bëhet fjalë për produktin NAN 1 OPTIPRO, për të cilin është identifikuar prania e një bakteri potencialisht të dëmshëm.

Pas sinjalizimit të marrë përmes sistemit europian të alarmit për ushqimet, AKU ka kryer verifikimet përkatëse dhe ka bllokuar të gjithë sasinë e produktit që ndodhej në qarkullim në vend. Produkti është tërhequr nga pikat e shitjes dhe është vendosur që të asgjësohet ose të kthehet në vendin e origjinës.

Autoriteti u bën thirrje prindërve që e kanë blerë këtë qumësht formulë të mos e përdorin dhe ta dorëzojnë në dyqanin ku e kanë blerë, si masë parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të foshnjave. Sipas njoftimit zyrtar, veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me strukturat përkatëse dhe kanë për qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe shmangien e çdo rreziku për konsumatorët më të vegjël.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga...

Horoskopi për ditën e sotme, 6 prill 2026

Dashi Çfarë dite për të qenë në kulmin e lojës...