Aktivitetet e “Muajit të Letërsisë” në qytetin e Elbasanit

Biblioteka Publike e Qytetit “Qemal Baholli” në Elbasan përmbylli veprimtaritë e zhvilluara gjatë muajit tetor, i cili u dedikua plotësisht letërsisë dhe leximit.

Gjatë tetorit, biblioteka u kthye në një hapësirë të gjallë kulture, ku u organizuan aktivitete të larmishme që sollën më afër lexuesit me autorët dhe botën e librit. Pati takime me shkrimtarë e poetë, lexime publike, promovime librash, si edhe aktivitete të veçanta për fëmijë e të rinj, të cilat e shndërruan “Muajin e Letërsisë” në një udhëtim të bukur përmes fjalës së shkruar dhe emocioneve që ajo përcjell. Këto veprimtari, të zhvilluara me mbështetjen e Bashkisë Elbasan, synojnë të nxisin dashurinë për librin dhe kulturën e leximit.

Biblioteka “Qemal Baholli” bën të ditur se fryma e letërsisë do të vazhdojë të mbetet e gjallë në çdo ditë të vitit, si pjesë e pandarë e jetës kulturore të qytetit të Elbasanit. Ndërkohë që Bashkia Elbasan mbetet e angazhuar në mbështetjen e institucioneve kulturore të qytetit, duke siguruar që leximi dhe aktivitetet kulturore të zhvillohen dhe përmirësohen çdo vit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Saranda në hartën e kroçierave, mbërrin “Sapphire Princess” me 2700 turistë

SARANDË /Albania Express News/Në orët e para të mëngjesit,...

Ajshel Zykollari, ylli i ri nga Elbasani që shkëlqeu në “Urta Fest Junior”

Një mbrëmje e mbushur me emocion, dritë dhe ëndrra...

Bashkia Elbasan reagon ndaj aludimeve për kaos financiar: Faktet dhe e vërteta mbi raportin e KLSH

Bashkia Elbasan ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik në...

Më 9 prill festivali “Roma Romale-Roskovec 2026”, edicioni që ngre në piedestal kulturën rome

ROSKOVEC /Albania Express News /Festivali “Roma Romale 2026” rikthehet...