Rama: Lirimi i hapësirave publike vijon

Aksioni kombëtar për lirimin e hapësirave publike, i nisur në muajin korrik, po vijon me intensitet në të gjitha qytetet e vendit. Strukturat metalike, çadrat dhe shtesat e vendosura pa leje nga subjektet private po çmontohen për t’u kthyer në hapësira për qytetarët.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga operacionet në terren, ku po lirohet edhe një hapësirë publike e zënë nga një bar-kafe.

“Lirimi i hapësirave publike vijon”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

Autoritetet shtetërore bëjnë me dije se sipërfaqja e çliruar, sidomos në kryeqytet, po zgjerohet çdo ditë. Paralelisht po punohet edhe për fazën tjetër, që parashikon projekte të shumta për sistemimin dhe përmirësimin e infrastrukturës publike.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në fillim të korrikut. Bizneseve iu dhanë dy javë kohë për të hequr trarët dhe tendat që zinin hapësira publike, të përdorura si vende parkimi apo ambiente lokalesh.

Qeveria ka paralajmëruar gjithashtu ashpërsim të kuadrit ligjor për ndërtimet pa leje dhe për inspektorët që tolerojnë shkelje të tilla.

Procesi i lirimit të hapësirave publike është pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0”, që synon transformimin dhe sistemimin urban të qyteteve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit...

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...