AF Elbasani kërkon kthesën ndaj Partizanit ,Ivan Gvozdenoviç: “Jemi gati për një sfidë të madhe”

AF Elbasani kërkon me patjetër rikthimin te fitorja në kampionat, teksa nesër në mbrëmje do të zbresë në fushë në “Elbasan Arena” përballë një rivali të fortë si FK Partizani.

Një përballje që pritet me interes të madh dhe që në kampin verdheblu është vlerësuar si vendimtare për ritmin e skuadrës në kampionat, aq më tepër duke parë se duelet mes dy ekipeve këtë edicion kanë qenë gjithmonë të luftuara dhe me intensitet të lartë.

Në daljen e tij përpara mediave, trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenović, u shpreh se skuadra është plotësisht e përgatitur për të marrë maksimumin në këtë sfidë.

Gvozdenoviç: “Jemi gati për të kaluar me sukses këtë ndeshje”

Trajneri theksoi se grupi është në gjendje të mirë dhe i fokusuar maksimalisht, duke nënvizuar rëndësinë e përqendrimit në çdo detaj të lojës përballë një kundërshtari të fortë si Partizani.

Barazimi në Kupë ndaj Egnatias, sipas tij, ka ndikuar pozitivisht në aspektin moral të ekipit, megjithëse ai sqaroi se skuadra nuk ka pasur luhatje të mëdha as pas humbjes së javës së kaluar në kampionat ndaj Dinamos.

“Elbasani ka treguar shumë, por duhet vazhdimësi”

Në deklaratat e tij, Gvozdenoviç vlerësoi performancën e deritanishme të skuadrës në sezon, por theksoi se sfida më e madhe mbetet ruajtja e nivelit dhe përqendrimi maksimal në gjashtë javët e mbetura të kampionatit.

Atmosferë e zjarrtë në “Elbasan Arena”

Ndeshja Elbasani–Partizani do të luhet në orën 19:00, ku pritet një interes i madh nga tifozët. Gjithashtu, hyrja për femrat do të jetë sërish falas, një nismë që synon të rrisë pjesëmarrjen në stadium dhe atmosferën sportive.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sot zgjedhjet parlamentare në Hungari, fundi i sundimit të gjatë të Orbán apo një mandat i pestë

Hungarezët votojnë sot për zgjedhjet parlamentare që mund t’i...

“Uroj sa më pak makëturi, mllef dhe urrejtje”, kujt i drejtohet Spiropali me këtë mesazh?

Socialistja Elisa Spiropali ka bërë një postim në Facebook...

Kreu i ekipit negociator për paqen në Lindjen e Mesme: SHBA dështoi të fitonte besimin e delegacionit iranian

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili...