Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës hap dyert për fluturimet ndërkombëtare

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) pritet të kthehet në një portë të rëndësishme për vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për turizëm dhe pushime.

Kompania zvicerane Chair Airlines njoftoi hapjen zyrtare të fluturimeve nga Zyrih (ZRH) drejt Vlorës (VLO), me fluturimin e parë të programuar për 26 qershor 2026.

Në prill 2025, IATA i dha aeroportit të Vlorës kodin VLO, duke lejuar agjencitë e udhëtimit të shesin bileta në emër të kompanive ndërkombëtare. Ndërsa në maj 2025 u krye fluturimi i parë certifikues në këtë aeroport.

Aeroporti i Vlorës do të funksionojë me tre modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje avionësh dhe një sektor të specializuar për kargo. Terminali do të shtrihet në 22 mijë metra katrorë, duke u shndërruar në një motor zhvillimi për turizmin në jug të Shqipërisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ermal Elezi:Krenari të përfaqësoj Gramshin , një vend me rrënjë të thella dhe traditë të çmuar

  Me ndjenjë të veçantë përgjegjësie dhe krenarie, deputeti i...

Formacionet zyrtare/ Ndryshime në masë në radhët e kuqezinjve, si rreshtohen skuadrat në miqësoren Shqipëri-Jordani

Shqipëria pret Jordaninë në “Arenën Kombëtare”, në një duel...

Dumani: Identifikuam 16 grupe kriminale të rrezikshme, 11 milionë euro kriptomonedha të bllokuara

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...