Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Zv.kryeministrja Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë

Pasi seanca u shty me dy orë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është rikthyer në Gjykatën e Posaçme.

Burime për Albania Express News raportuan se seanca u shtyrë për dy orë, pasi avokatët kërkuan të njiheshin me aktet. Seanca nisi rreth orës 11:00 dhe vazhdon ende.
Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.

GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protesta në Maqedoninë e Veriut, Gazmend Bardhi: Shqipja nuk negociohet

TIRANË, 6 prill /Albania Express News/ – Kreu i...

Trump përsërit kërcënimet ndaj Iranit: Nëse Teherani nuk dorëzohet, do të godasim çdo urë dhe termocentral

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti kërcënimet ndaj Iranit për...

“Speci 450 lekë, çmime të çmendura”/ Braçe monitoron çmimet e perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

Socialisti Erion Braçe ka kritikuar sërish rritjen e fruta-perimeve,...