Abissnet Superiore/ Java e 12-të mbyllet me barazime, por hapet gara për kreun

Dy ndeshjet e sotme, Flamurtari–Tirana dhe Partizani–Vllaznia, mbyllën javën e 12-të në Superiore. Të dyja sfidat përfunduan me rezultatin 1-1, duke mos ndryshuar shumë situatën në zonën e poshtme të renditjes.

Flamurtari dhe Tirana mbeten respektivisht në vendin e 9-të dhe 10-të, ndërsa Partizani, falë pikës së marrë ndaj Vllaznisë, ngjitet në vendin e 7-të.

Në takimet e ditës së djeshme, Egnatia arriti një fitore me peshë ndaj Bylisit, duke triumfuar me shifrat 5-1. Ky sukses u shfrytëzua edhe më shumë për shkak të barazimit mes Elbasanit dhe Dinamos, duke i lejuar rrogozhinasit të forcojnë pozitat në krye.

Në ndeshjen tjetër, Teuta mposhti Vorën dhe vijon të jetë vetëm 1 pikë larg Dinamos në garën për kreun e tabelës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sanie Balla nga Babja , pionierja e laboratorit të Fabrikës së Verës dhe skenës artistike në Librazhd

Një figurë e rrallë dhe shumëdimensionale e historisë së...

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset, rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Kryetari i Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët,...

Edi Rama: Negociatat me BE-në po ecin përpara me shpejtësi unike, kemi në krah KE-në

TIRANË, 7 prill/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama deklaroi...