A e priste FBI në aeroport apo nuk i dhanë vizë?/ Berisha: Di që Rama i anuloi çdo përgatitje për takime në SHBA

Kryedemokrati Sali Berisha u ndal edhe tek zhvillimet lidhur me vizitën e anuluar të kryeministrit Rama në takimin e OKB-së në Nju Jork. Ai ngriti dyshime për shkaqet e anulimit.

‘E priste FBI te dera e aeroportit apo nuk e priste, unë nuk e di. I dhanë vizën apo nuk i dhanë vizën, këto nuk i di. I anuluan ftesën për në pritjen e presidentit Trump apo nuk ia anuluan, këto nuk i di. Por di që ky nuk shkoi dot dhe të gjitha përgatitjet që kishte bërë i anuloi’, deklaroi Berisha.

Berisha: Tani unë e kam deklaruar këtu, që prej disa muajsh Ramaduro i ngërthyer nga kartelet e drogës, ka vetëm një temë, kulla, ndërtime, arkitektë. Kjo që bën ky, tregon korrupsionin e tmerrshëm të këtij sistemi që vendosi.
Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, në mënyrë absolute e kanë bërë kundrejt pagesës, e kanë bërë kundrejt pagesave të majme të zyrtarëve të kësaj administrate.
Ata vazhduan. Arben Maloku, e të tjerë siç janë, 4-5 vite më parë u kapën me pallate krejtësisht pa leje dhe Edi Rama mori vendimin që të ua legalizojë. Të ua shesë po atyre.
Kështu që këto nuk janë asgjë tjetër vetëm përpjekjet e një njeriu të dështuar dhe të korruptuar, për të mbuluar me zhurmë skandalet e tij të tmerrshme ndërkombëtare.
Mos harroni edhe njëherë. Në OKB ishte presidenti i Iranit, nuk shkoi do Edi Rama, nuk shkoi dot.
E priste FBI te dera e aeroportit apo nuk e priste, unë nuk e di.
I dhanë vizën apo nuk i dhanë vizën, këto nuk i di.
I anuluan ftesën për në pritjen e presidentit Trump apo nuk ia anuluan këto nuk i di. Por di që ky nuk shkoi dot dhe të gjitha përgatitjet që kishte bërë i anuloi.
Tani kërkon të tërheqë vëmendjen e qytetarëve me gjëra krejtësisht të tjera.
Pra një përpjekje thjeshtë për të tërhequr, për të deklaruar se Maliqin që ndërtova do ta kthej në ligj tani.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga Turbina në Kategorinë e Tretë drejt kombëtares, njihuni me historinë e 20 vjeçarit

20-vjeçari Justin Hounkpe po shndërrohet në një nga historitë...

Xhudo/ KS Elbasani shkëlqen në turneun ndërkombëtar “Ram Kasmi” në Tiranë

Ekipi i judos i KS Elbasanit ka arritur një...

SHBA – Trump sulmon ashpër papa Leonen XIV pas apelit kundër luftës

UASHINGTON, 13 prill  – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump...