A do ta besoni? Azerbajxhani mban kufijtë tokësorë të mbyllur deri në 2026 nga frika e Covid

Azerbajxhani ka vendosur të zgjasë deri më 1 janar 2026 mbylljen e kufijve tokësorë, duke mbetur i vetmi vend në botë që qëndron i mbyllur që nga nisja e pandemisë COVID-19. Vendimi, i firmosur më 22 shtator nga kryeministri Ali Asadov, shtyn afatin e mëparshëm të përcaktuar për 1 tetor 2025.

Ky “regjim i veçantë karantine” është në fuqi që nga pranvera e vitit 2020, kur shumica e vendeve mbyllën kufijtë për të frenuar përhapjen e virusit. Ndryshe nga pjesa tjetër e botës, e cila ka hequr kufizimet prej vitesh, Azerbajxhani ka mbajtur një politikë hermetike për qarkullimin tokësor. Prej marsit 2023, udhëtimi ajror është normalizuar, pa kërkesë për teste apo certifikata mjekësore, por hyrja dhe dalja nga vendi përmes tokës mbetet e ndaluar, përveç rasteve të jashtëzakonshme si transportet e mallrave.

Në praktikë, kjo do të thotë se të huajt mund të hyjnë në vend vetëm përmes avionëve, ndërsa kufijtë tokësorë mbeten të mbyllur për turizmin dhe qarkullimin e zakonshëm. Autoritetet justifikojnë masën me nevojën për të parandaluar rreziqet e reja nga koronavirusi, por kritikat ndërkombëtare e konsiderojnë këtë politikë si një izolim unik dhe të pazakontë.

Për të balancuar qasjen strikte, Baku ka lehtësuar procedurat e vizave për pjesëmarrësit në evente të mëdha, si tifozët e garës së Formula 1 që u mbajt një javë më parë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit...

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...