Policia e Shtetit ka zyrtarizuar sot disa ndryshime në disa drejtori të saj.
Kështu, Altin Qato nga Drejtor i Policisë Rrugore është emëruar pedagog në Akademinë e Sigurisë.
Ndërsa, Perlat Vatoci nga Këshilltar i Drejtorit u emërua Drejtor i Policisë Rrugore.
Po ashtu, Arbër Zemani nga shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Tiranë u emërua Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër.
Ndërsa, Adrit Elmazi nga Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër u emërua në DPPSH, specialist te Drejtoria Strategjike.