Elbasani pas pushimeve të Kombëtares: reflektim për të riparuar gabimet dhe rikthyer ritmin e parë

Elbasani ka marrë pushimet për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, pas dy rezultateve të fundit negative: barazimi në shtëpi me Teutën dhe humbja ndaj Vllaznisë. Ky moment duket se ka ardhur me “porosi” për verdheblutë, të cilët e shohin si një mundësi për të reflektuar mbi gabimet dhe për të rregulluar detajet që nuk kanë funksionuar siç duhet.

Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç synon të balancojë dy aspekte kyçe që e kanë shoqëruar që nga fillimi i sezonit: efikasitetin në pjesën e parë dhe ngërçin në të dytën.

Efikasiteti në pjesën e parë

Gjashtë javët e para mund të jenë të shkurtëra për të nxjerrë përfundime, por ato japin sinjale të qarta mbi prirjet taktike dhe psikologjike të skuadrës. Sipas analizës së Panorama Sport, Elbasani luan më energjik, me ide dhe shpejtësi gjatë 45 minutave të para.

Përjashtim bën vetëm ndeshja me Vllazninë, ku verdheblutë u shpërfytyruan dhe nuk reflektuan performancën e tyre të zakonshme. Në pesë nga gjashtë ndeshjet e tjera, ekipi ka ndërtuar rezultatin brenda pjesës së parë, duke treguar se aty qëndron forca kryesore. Nga katër golat e shënuar deri tani, tre kanë ardhur në pjesët e para ndaj Partizanit, Egnatias dhe Flamurtarit, ndërsa i vetmi gol në pjesën e dytë, ai i Bunjakut kundër Dinamos, u shënua në minutën e 51-të.

Kjo tregon se skuadra hyn në ndeshje me energji, qartësi taktike dhe përqendrim, por me kalimin e minutave humbet intensitetin dhe nuk arrin të ruajë ritmin. Nëse Gvozdenoviç arrin të rikthejë freskinë dhe agresivitetin e pjesës së parë për 90 minuta, Elbasani mund të rikthehet në rrugën e fitoreve dhe të konsolidojë objektivin për kreun e tabelës.

Ngërçi në pjesën e dytë

Edhe kur Elbasani kryesonte kampionatin, fitoret nuk kanë ardhur pa vështirësi. Problemi kryesor vazhdon të jetë pjesa e dytë, ku skuadra humbet ekuilibrin dhe ritmin. Gjatë gjashtë ndeshjeve të para, verdheblutë kanë shënuar vetëm një gol pas pushimit, ndërsa në pesë të tjerat nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Kjo rënie lidhet si me aspektin fizik, ashtu edhe me atë psikologjik: pas avantazhit, ekipi shpesh tërhiqet, humbet kontrollin e mesfushës dhe lejon kundërshtarin të marrë iniciativën. Mungesa e alternativave cilësore në pankinë për shkak të dëmtimeve gjithashtu kufizon trajnerin në momentet kur duhen ndryshime taktike.

Në këtë fazë, Gvozdenoviç duhet të punojë për të rritur qëndrueshmërinë fizike dhe për t’i dhënë skuadrës më shumë guxim dhe kreativitet në minutat e fundit. Kampionati është i gjatë, dhe për të mbajtur garën për objektivat madhorë, Elbasani duhet të jetë efektiv në çdo pjesë loje, sidomos në ato minuta kur përcaktohen fatet e ndeshjeve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME