Formacioni i “Topave të Artë”, 11-tëshja që ka bërë historinë

Ky nuk është thjesht një formacion futbolli. Në fakt është një mozaik i artë, përmbledhje e gjeneratave që kanë shkruar historinë me topin në këmbë. Bëhet fjalë për 11 legjenda, të gjithë fitues të “Topit të Artë” (“Ballon d’Or”). Të ndarë nga breza, kombe dhe stile loje, por të bashkuar nga madhështia dhe lavdia.

Në portë: Lev Yashin, i vetmi portier që ka fituar ndonjëherë “Topin e Artë”, një mit i pakrahasueshëm.

Mbrojtja: Cannavaro, Beckenbauer dhe Sammer; liderë që bënin diferencën edhe nga prapavija.

Mesfusha: Zidane, Cruyff, Platini; mjeshtra të fushës që e kthyen futbollin në art.

Sulmi: Messi, Cristiano Ronaldo, Van Basten, dhe Ronaldo (Fenomeni); simbole të golit, shpikës të emocioneve dhe “makineri” rekordesh.

Në total: 35 “Topa të Artë” në një fushë të vetme. Një përmbledhje e perfeksionit futbollistik, që sfidon kohën dhe krahasimet. Nëse futbolli është fe, ky është formacioni i shenjtë i tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Reforma territoriale midis efikasitetit të shërbimeve dhe identitetit vendor.

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Para disa ditësh Komisioni...

Tensione jashtë Kuvendit, miell dhe vezë ndaj makinave të deputetëve. Shoqërohen disa protestues, mes tyre Gent Progni

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Tensione janë shënuar jashtë...

Tensione para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie; afrohet autoboti me ujë për shpërndarjen e protestuesvew

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Situata para godinës së...