Gjykata e Elbasanit pezullon seancat gjyqësore më 7 dhe 8 tetor në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka njoftuar pezullimin e të gjitha seancave gjyqësore të planifikuara për datat 7 dhe 8 tetor 2025, në shenjë solidarizimi dhe respekti për humbjen tragjike të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, z. Astrit Kalaja.

Në njoftimin zyrtar, Gjykata thekson se ky vendim është marrë për të nderuar kujtimin e gjyqtarit Kalaja dhe për t’i mundësuar trupës gjyqësore pjesëmarrjen në ceremonitë mortore dhe homazhet që do të mbahen në nder të tij.

Përjashtim nga pezullimi do të bëjnë vetëm seancat e karakterit urgjent që lidhen me masa sigurie, të cilat do të zhvillohen normalisht.

Në respekt dhe solidarizim për ngjarjen e rëndë të humbjes së jetës në mënyrë tragjike në krye të detyrës së gjyqtarit Astrit Kalaja, pezullohen të gjitha seancat gjyqësore për datat 7 dhe 8 tetor,” – thuhet në njoftim.

Gjykata e Elbasanit shpreh falënderime për mirëkuptimin e palëve në proceset gjyqësore dhe grupeve të interesit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Kam një amanet, mos harroni…”, porosia e Gramoz Ruçit në 35-vjetorin e PS-së në Tiranë për deputetët dhe drejtuesit socialistë

TIRANË,2 qershor 2026/Albania Express News/Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të...

Miqësorja Shqipëri–Izrael përsërit historinë: “blindohet” stadiumi “Air Albania” një ditë para sfidës

TIRANË ,2 qershor 2026/Albania Express News/Ndeshja miqësore mes Shqipërisë...

Bashkëpunim Shqipëri–Izrael: hapet rruga për laboratorë modernë dhe teknologji të avancuar në sigurinë ushqimore

TIRANË, 2 qershor 2026  /Albania Express News/ Autoriteti Kombëtar...