ZYRTARE/ Befasia e Jasir Asanit, zgjedh të transferohet në Iran

Jasir Asani është zyrtarizuar në Iran. Klubi i Esteglal ka  gjetur marrëveshjen me Guangju për afrimin e sulmuesit shqiptar. Asani ka firmosur një kontratë, e cila do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit 2026-2027. Klubi i Esteglal ka sqaruar se lojtari ka kontratë me Guangju deri në janar, çka do të thotë se për debutimin me ekipin e ri, duhet pritur deri në atë muaj.

“Pas negociatave mes Esteglal dhe anësorit të sulmit shqiptar Jasir Asani, lojtari firmosi një kontratë me Esteglal për një sezon e gjysmë dhe do të bashkohet me Esteglal sapo të mbarojë kontrata me klubin e tij aktual korean Guangju. Lojtari ka kontratë me klubin korean deri në janar dhe drejtuesit e Esteglal po mundohen që të sigurojnë që lojtari t’i bashkohet klubit para fundit të saj”, – shkruan Esteglal.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kategoria Superiore drejt fundit, gara për titullin e mbijetesën ndizet akoma më shumë

Java e 30 e Kategorisë Superiore u mbyll pasditen...

Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

Policia njoftoi mëngjesin e sotëm se një i dënuar...