Berisha reagon për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja: “Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi sot Tiranën, ku gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, u qëllua me armë zjarri dhe humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur.

Në një reagim publik, Berisha shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen e gjyqtarit dhe dënoi ashpër krimin, duke e cilësuar një tregues të qartë të pasigurisë që ka përfshirë vendin.

“Ekzekutohet me armë zjarri gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja. Mediat njoftojnë se një person i armatosur ka qëlluar në zyrën e tij, pra në detyrë, gjyqtarin e Apelit, i cili humbi jetën nga plagët brenda pak kohe,” – shkruan Berisha.

Kreu i PD-së e cilësoi ngjarjen si një “akt të shëmtuar dhe kriminal” që tregon kontrollin e krimit mbi rendin publik dhe mungesën e sigurisë për qytetarët e vendit.

“Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të gjyqtarit të ndjerë Kalaja, dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar ndaj tij, brenda institucionit të drejtësisë – një dëshmi e qartë e pasigurisë që ekziston sot në vend,” – theksoi Berisha.

Në përfundim të reagimit, Berisha kërkoi “dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit e këtij krimi të rëndë”, duke bërë thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vendosjen e drejtësisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Qarku i Elbasanit shpallet kampion në Basketboll për djem në Edicionin IV të “Ekipeve Sportive në Shkolla”

ELBASAN,20 maj 2026/Albania Express News/Një tjetër sukses i madh...

Rreth dy orë brenda SPAK, Tërmet Peçi reagon pasi del nga dyert e Prokurorisë së Posaçme: E dinë ata…

TIRANË,20 maj 2026/Albania Express News/Deputeti i Partisë Socialiste dhe...

Ernest Muçi hyn në histori, “thyen bankën” në Turqi! Ylli kuqezi bëhet futbollisti më i paguar i Kombëtares shqiptar

TURQI,20 maj 2026/Albania Express News/Futbolli shqiptar po përjeton një...

Përplasjet mes kompanive, Behgjet Pacolli tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës: Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin

VLORË,20 maj 2026/Albania Express News /Pas përplasjeve me kompaninë...