Përplasje e re në SHBA: Trump dërgon trupa në Portland, guvernatorët demokratë shpërthejnë kundër “shpërdorimit të ligjit”

Lufta politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po thellohet, duke përfshirë tashmë edhe ushtrinë si mjet përplasjesh ndërmjet Presidentit Donald Trump dhe kundërshtarëve të tij demokratë.

Trump ka urdhëruar dërgimin e trupave nga Kalifornia në Oregon, pasi një gjykatë refuzoi kërkesën e tij për të vendosur Gardën Kombëtare në Portland. Vendimi i presidentit anashkalon urdhrin e gjykatës, duke përdorur në vend të kësaj trupa të Gardës Kombëtare që tashmë shërbejnë në Los Angeles.

Ky veprim ka shkaktuar reagime të ashpra politike. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, paralajmëroi ngritjen e një padie ligjore, duke e quajtur dërgimin e trupave një “shpërdorim marramendës të ligjit”. Në të njëjtën linjë, Guvernatori i Illinois, JB Pritzker, akuzoi Trumpin për ridislokimin e trupave të Gardës Kombëtare të Teksasit, në kundërshtim me kompetencat kushtetuese të shteteve.

Portlandi, qytet tradicionalisht demokrat, është bërë vendi më i fundit në shënjestër të administratës Trump, në kuadër të përpjekjeve të presidentit për të “adresuar kriminalitetin e tepruar” gjatë protestave kundër politikave të imigracionit.

Sipas njoftimit të Pentagonit, 200 anëtarë të Gardës Kombëtare të Kalifornisë janë dislokuar në Portland për të “mbështetur Imigracionin dhe Doganat e SHBA-së dhe personelin tjetër federal gjatë detyrave zyrtare”. Më herët, Trump kishte autorizuar edhe vendosjen e 300 trupave në Çikago.

Kriza politike po zhvillohet paralelisht me një ngërç buxhetor, që ka sjellë mbylljen e qeverisë federale për shkak të mungesës së fondeve.

Ndërkohë, senatorët demokratë kanë kundërshtuar propozimin për një zgjatje të përkohshme të financimit të qeverisë deri më 21 nëntor, duke kërkuar garanci për financimin e programeve shëndetësore publike që mbështesin klasën punëtore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Protestat në Greqi/ Bllokohet qarkullimi Kakavijë–Janinë, ja në cilën orë nuk do lejohen kalimet

Aksi Kakavijë–Janinë do të një bllokim të përkohshëm pasditen...

Derbi i Kryeqytetit, trajneri i Tiranës, Nuhiu: Të fitojmë për tifozët, nuk ndikon në të ardhmen time

Pasditen e së dielës është rezervuar Derbi i zjarrtë...