Superkompjuteri i “Opta”-s ndryshon parashikimin: Arsenali, favoriti i ri për të fituar Ligën e Kampioneve

Pas zhvillimit të ndeshjeve të dyta të fazës së grupeve, superkompjuteri i “Opta”-s ka përditësuar analizën e tij për skuadrat pretendente të Ligës së Kampioneve. Rezultatet e fundit kanë sjellë ndryshime të dukshme në renditje, duke zhvendosur favoritizmin nga Liverpuli drejt Arsenalit.

Sipas të dhënave të përpunuara nga 18 ndeshjet më të fundit të kompeticionit, Arsenali i Mikel Artetës ka aktualisht përqindjen më të lartë të mundësive për triumf, me rreth 18%, më shumë se çdo skuadër tjetër pjesëmarrëse në fazën aktuale. Dy fitoret radhazi me rezultatin 2-0 kanë rritur besimin te “Topçinjtë”, që duken në formë të shkëlqyer në startin e këtij sezoni europian.

Pas tyre, Liverpuli që u mund në Stamboll, dhe PSG, fituese në transfertën e vështirë ndaj Barcelonës, plotësojnë podiumin me respektivisht 14.7% dhe 13.96% shanse për sukses. Në vendet pasuese renditen Manchester City dhe Bayern Munich, me të parët që u ndalën në barazim ndaj Monacos, ndërsa gjermanët arritën një fitore të thellë ndaj Pafosit.

Në anën tjetër, Barcelona dhe Real Madrid gjenden jashtë pesëshes së parë. Katalanasve u jepen 8.25% shanse për triumf, ndërsa madrilenët vlerësohen me vetëm 4.94%, pavarësisht se ndajnë kreun e golashënuesve të fazës së grupeve me kampionët e Gjermanisë.

Analiza e re e “Opta”-s tregon qartë se balancat e Champions-it po ndryshojnë, me Arsenalin që tashmë shihet si pretendent serioz për trofeun më prestigjioz të Europës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sarandë/ 12 masa sigurie për zyrtarë, policë e biznesmenë, nën hetim edhe kryeinspektori i IMT-së

SARANDË,26 maj 2026/Albania Express News/Prokuroria e Sarandës ka lëshuar...

Zgjedhjet që rrëzuan shtetin

Nga Thoma Gëllçi TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/Shumë njerëz e...

I nxehti ekstrem përfshin Europën/ Thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

Europë,26 maj 2026/Albania Express News/ I nxehti ekstrem ka...

Gjithçka mbetet e hapur

Nga Erion Sqapi AF Elbasani reagoi në mënyrën më të...