Kudermetova nxjerr zbuluar danezin Rune: Provoi me mesazhe, i thashë që kam…burrë

Veronika Kudermetova ka zbuluar së fundmi se Holger Rune kishte provuar të flirtonte me të në rrjetet sociale. Tenistja ruse bën të ditur se 22-vjeçari danez i kishte shkruar në “Instagram”, duke u përpjekur që ta gjuante:

“Rune më dërgoi së fundmi një mesazh. I thashë, ‘Djalë, ndoshta jam shumë e vjetër për ty. Nëse do të shikoje ‘Instagram’-in tim, do të shihje se kam një burrë”, rrëfen tenistja 28-vjeçare, e cila më pas tregon edhe reagimin e menjëhershëm nga Rune: “Oh, më fal”, ndërsa bëri të ditur së pas kësaj situate, Rune nuk i kishte shkruar më.

Kudermetova është e martuar me Sergei Demekhine, i cili ka qenë trajneri i saj që kur ishte 15 vjeç, ndërsa ata u martuan në vitin 2017.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

E rëndë në Lushnje, djali me probleme mendore dyshohet se vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar

LUSHNJE, 24 gusht 2026 /Albania Express News/-  Një ngjarje...

Shkodra vlerësohet me “Green Destinations Bronze Award”

SHKODËR , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Shkodra është vlerësuar...