Dëbora zbardh edhe Korab-Koritnikun, parku që u vizitua nga mbi 27 mijë turistë

Reshjet e para të dëborës kanë zbardhur në ditët e para të tetorit Parkun Natyror Korab-Koritnik.

Ky park vitet e fundit po tërheq të pasionuarit pas ngjitjeve në mal, por edhe pas skijimit. I gjithë parku ofron pista natyrore skijimi, për ata që dëshirojnë të kalojnë kohën dhe të argëtohen me këtë sport dimëror.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura Kukës, Lefter Gjana tha sot për ATSH-në se “reshjet e dëborës që nisën ditën e djeshme kanë mbuluar këtë park duke ofruar një peizazh mahnitës, por edhe si një ftesë për të pasionuarit pas natyrës e ngjitjeve në mal”.

“Me nisjen e reshjeve të dëborës presim që këtë sezon vjeshte dhe dimri të kemi turistë të shumtë vendas e të huaj, të cilët çdo vit vijnë duke u shtuar”, tha Gjana.

Gjana bën të ditur se “nga janari deri në fund të shtatorit të 2025 këtë park e kanë vizituar 27 392 turistë, nga të cilët 15 860 vendas dhe 11 532 të huaj. Vetëm në muajin shtator ky park u vizitua nga 2540 turistë, nga të cilët 1530 ishin vendas dhe 1010 të huaj”.

Gjana u bën apel të gjithë turistëve që në këto ditë ku shtigjet janë të bllokuara në zonat malore dhe koha me mjegull mirë është që të mos frekuentohen pa marrë informacion pranë AdZM Kukës, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Parku Natyror Korab-Koritnik është nga zonat më të bukura që ka rajoni i Kukësit dhe veriu i Shqipërisë. Ai shtrihet duke filluar nga lartësia 400 metra mbi nivelin e detit, deri në 2489 m (maja e Gjallicës) dhe mund të gjesh gjithë bukurinë natyrore dhe peizazhet e mrekullueshme.

Vizitorët gjatë ngjitjes për në mal vizitojnë dhe monumente të tjera të natyrës, si “Gryka e Vanave”, ujëvara e Beles, liqeni i Kallabakut, ku shijojnë panoramën që ofron ky liqen.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane

Bllokimi i zgjatur i Ngushticës së Hormuzit po kthehet...

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur kushte për kryeministrin,...

Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Astronautët e misionit Artemis II të NASA-s e përmbyllën...