Nevil Dede është emëruar zyrtarisht trajner i FC Ferizaj, duke nisur kështu eksperiencën e tij të parë në futbollin e Kosovës. Tekniku 50-vjeçar vjen pas periudhës së fundit në Shqipëri, ku drejtoi Bylisin në Superiore.
Ferizaj e merr Deden në një moment të vështirë, pasi aktualisht klubi mban vendin e fundit në Superligën e Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar të klubit, Dede sjell përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner në futbollin shqiptar, profesionalizëm dhe përkushtim, me synim ngritjen e nivelit të skuadrës dhe arritjen e rezultateve pozitive.
“FC Ferizaj njofton opinionin sportiv dhe tifozët tanë se sot është prezantuar trajneri i ri i skuadrës sonë, Nevil Dede. Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në punën e tij me FC Ferizaj”, thuhet në deklaratën zyrtare.

