Elbasani, model i bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucionit

Pritja dhe shërbimi ndaj qytetarëve janë detyra themelore dhe prioritet i çdo punonjësi të Bashkisë Elbasan. Çdo ditë, dyert e institucionit janë të hapura për të dëgjuar, orientuar dhe ndihmuar qytetarët, duke i qëndruar pranë jo vetëm për zgjidhjen e problemeve të përditshme, por edhe për t’u ofruar informacion të detajuar mbi të gjitha shërbimet që ofrohen nga institucionet vendore dhe qendrore.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me drejtuesit e drejtorive dhe sektorëve të ndryshëm, është i pranishëm për të pritur qytetarët dhe për të dëgjuar nga afër shqetësimet, hallet apo kërkesat e tyre. Ky komunikim i drejtpërdrejtë synon jo vetëm dhënien e zgjidhjeve konkrete dhe në kohë, por edhe forcimin e besimit të komunitetit tek institucioni vendor.

“Dyert e Bashkisë janë gjithmonë të hapura. Për ne është thelbësore që çdo qytetar të ndjejë mbështetje, të marrë përgjigje të shpejta dhe të kuptojë se institucionet nuk janë të largëta, por pranë tyre, për t’u shërbyer me përkushtim,” është shprehur kryebashkiaku Llatja në takimet e përditshme me banorët.

Ky model pune i bazuar tek transparenca, bashkëpunimi dhe shërbimi ndaj qytetarëve, është kthyer tashmë në një standard për Bashkinë e Elbasanit. Përmes këtij angazhimi, synohet jo vetëm përmirësimi i cilësisë së shërbimeve, por edhe krijimi i një kulture të re komunikimi mes administratës dhe komunitetit.

Bashkia Elbasan do të vazhdojë të punojë me përkushtim, për t’i dhënë çdo qytetari zërin dhe mbështetjen që meriton, duke e kthyer institucionin në një pikë referimi të besueshme për të gjithë banorët e qytetit dhe fshatrave përreth.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Takimi mes FIFA-s dhe Iranit shkon siç pritej, përfaqësuesja aziatike merr vendimin për Botërorin 2026

BOTA 17 maj 2026/Albania Express News/FIFA dhe Federata Iraniane...

Tragjedi në Kaliforni, makina përplas këmbësorët në Oakland, tre viktima dhe disa të plagosur

USA,17 maj 2026/Albania Express News/Një aksident i rëndë është...