Dëbora zbardh zonat malore në qarkun Elbasan – Rruga Librazhd-Sebisht vetëm me zinxhirë, ndërprerje energjie në disa zona

 

Reshje dëbore janë regjistruar që prej orëve të mesditës së djeshme në zonat malore të qarkut Elbasan, pas rënies së ndjeshme të temperaturave. Sipas Zyrës së Emergjencave Civile pranë Prefekturës Elbasan, situata paraqitet nën kontroll, megjithatë reshjet kanë sjellë vështirësi në qarkullim dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.
Trashësia e dëborës në aksin rrugor Librazhd – Fushë-Studen – Sebisht ka arritur deri në 8 cm dhe lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë. Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes gjatë qarkullimit në këtë segment malor, ndërsa njësitë e mirëmbajtjes janë në terren për të siguruar kalueshmërinë e rrugës.
Ndërkohë, në pjesën tjetër të qarkut, rrugët rurale dhe nacionale janë të hapura dhe të kalueshme, pa probleme të theksuara.
Probleme janë raportuar edhe në furnizimin me energji elektrike. Një pjesë e qytetit të Cërrikut ka mbetur pa energji për shkak të dëmtimit të fidrit të Banjës. Po ashtu, ndërprerje janë shënuar në Njësinë Administrative Lunik në Librazhd dhe në fshatin Godolesh të Labinot-Fushës.
Ekipet e OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në zonat e prekura.
Autoritetet vendore vijojnë monitorimin e situatës në kohë reale, ndërsa qytetarëve u bëhet apel për kujdes të shtuar, sidomos gjatë lëvizjes në zonat e thella malore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Balluku në Austri, diskutime për investime në energji dhe turizëm

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...

Ata që e mbajnë Elbasanin mbi supe janë skuadra e fitores dhe e së ardhmes

Në sfondin e një Elbasani që ecën përpara, janë...

Presidenca, kërkesë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë

Institucioni i Presidentit, në cilësinë e palës së interesuar,...