Transformimi i Shkodrës, kryeministri Rama: Muzeu i Lundrimit do ta shndërrojë hyrjen e qytetit në një zonë moderne

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një video nga kantieri i ndërtimit të Muzeut të Lundrimit në Shkodër, një projekt ambicioz që synon të kthejë hyrjen e qytetit në një hapësirë moderne dhe funksionale.Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama tha se ky muze, së bashku me portin dhe parkun e rekreacionit, do të transformojnë këtë zonë të rëndësishme të qytetit verior, duke i dhënë Shkodrës pamjen dhe zhvillimin që meriton.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe nga kantieri i Muzeut të Lundrimit në Shkodër, një investim që, së bashku me portin dhe parkun e rekreacionit, do ta shndërrojë hyrjen e qytetit në një zonë moderne e të zhvilluar, siç i ka hije Shkodrës, ju uroj një ditë të mbarë,” – shkroi Rama.Muzeu i Lundrimit pritet të rikthejë në vëmendje historinë detare dhe lidhjen e Shkodrës me liqenin, ndërsa parku i ri dhe porti do të ofrojnë më shumë hapësira për qytetarët dhe vizitorët.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Të tërhiqem nga Kombëtarja? Kam ende disa vite…”/ Gjimshiti para miqësores me Izraelin: Maran vjen me ide të reja, të gjithë janë gati

TIRANË,2 qershor 2026/Albania Express News/Gjimshiti: “Kemi objektiva të qarta,...

“Nuk është e lehtë të vish në fund të sezonit, s’kemi pasur shumë kohë”/ Maran: Izraeli? Do të jetë një test i mirë

TIRANË,2 qershor 2026/Albania Express News/Maran: “Është e rëndësishme të...

Ivanka Trump flet për investimin në Sazan: Një ishull i mahnitshëm në Mesdhe, arkitektura duhet të jetë e integruar me natyrën

SAZAN-VLORË,2 qershor 2026/Albania Express News/Vajza e Presidentit amerikan Donald...