Zgjedhjet në Tiranë, Boçi: Ditë kulmore negociatash për kandidat të përbashkët të opozitës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi sot se “opozita po ndjek një proces moral për zgjedhjen e kandidatin të saj për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë”.

Në një intervistë televizive, Boçi u shpreh se nëse negociatat do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm brenda 2-3 ditësh opozita do të prezantojë kandidatin e saj për Tiranën. Boçi iu referua negociatave që grupi i punës në PD po kryen me aleatët dhe partitë e tjera opozitare për një emër të përbashkët për kandidatin në zgjedhjet e kryeqytetit.

“Së bashku me partitë e tjera opozitare po ndiqet një proces që është sa politik po aq i domosdoshëm dhe moral. Nuk është vetëm sfidë emrash, por është edhe sfidë e rëndësishme politike”, u shpreh Boçi.

Sipas tij, “emri nuk ka rëndësi, por procesi dhe modeli i procesit të zgjedhjes së kandidatit nga opozita është shumë e rëndësishme dhe ky model që po ndjekim është i duhuri”.

“Jemi në negociata, por këto janë ditët kulmore. Nëse negociatat vazhdojnë në rrugën e drejtë mendoj për 2 ose 3 ditë do kemi kandidatin për bashkinë e Tiranës”, u shpreh Boçi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Llatja “dush të ftohtë” për Policinë Bashkiake: 22 paralajmërime për largim

Gjatë një mbledhjeje rutinë me efektivët e Policisë Bashkiake...

“5 Maji” – Lagjja që u kthye në qytet brenda qytetit

Nga Miranda Sadiku  Nëse dikur ishte një cep i qetë,...

Indeksi Global i Urisë 2025: Luftërat përgjegjëse për pothuajse gjysmën e rasteve të urisë akute

Njëqind e dyzet milionë njerëz në të gjithë botën...

Meksikë/ Të paktën 66 viktima nga stuhitë e fundit, dhjetra të zhdukur

Autoritetet në Meksikë kanë përditësuar numrin e të vdekurve...