Reshje e erëra të forta në Elbasan, qytetarët paralajmërohen për kujdes

Rënia e temperaturave dhe reshjet e shoqëruara me erëra të forta kanë përfshirë qytetin e Elbasanit, duke sjellë vështirësi në qarkullim. Bashkia u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, ndërsa strukturat e shërbimeve publike dhe forcat e policisë janë në gatishmëri për menaxhimin e situatës.

Qytetarët ftohen të njoftojnë menjëherë numrat e emergjencës dhe të Bashkisë për çdo problem që mund të shfaqet.

Njoftimi i Bashkisë Elbasan 
“Rënia e menjëhershme e temperaturave, e shoqëruar me reshje shiu dhe erëra të forta, ka përfshirë edhe qytetin e Elbasanit.
Bashkia Elbasan u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në qarkullim.
Agjencia e Shërbimeve Publike është në gatishmëri për evidentimin dhe menaxhimin e çdo situatë problematike të mundshme.
Po ashtu policia rrugore po menaxhon qarkullimin në akset nacionale dhe policia bashkiake është e angazhuar ne qytet.
Për cdo situatë emergjente ju lutem kontaktoni numrat e urgjencës, policisë dhe Bashkisë Elbasan”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME