Librazhdi “pushtohet” nga dëbora. Reshjet e para sjellin probleme për banorët dhe natyrën

Dëbora e parë për këtë sezon ka “zbarkuar” në malësitë e Librazhdit që mesditën e sotme, duke sjellë një panoramë të bukur, por edhe problematike për banorët dhe natyrën e zonës. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Zonave të Mbrojtura në Elbasan, reshjet e dendura të dëborës kanë nisur rreth orës 11:00 në Parkun Kombëtar të Shebenikut. Dëbora ka përfshirë gjithashtu edhe fshatin turistik të Fushë-Studenit, një destinacion i njohur për turizëm malor.

Fatmir Brazhda e konsideron këtë një rast të rrallë: “Janë reshjet më të hershme të dëborës që kemi parë në vite, që në ditët e para të tetorit, të cilat janë një sinjal i fortë i ndryshimeve klimatike.”

Por, përveç bukurisë natyrore, dëbora e parakohshme ka shkaktuar edhe shqetësime të menjëhershme.

Bujqësia është në rrezik, pasi banorët e kësaj zone nuk kanë mundur ende të përfundojnë shkuljen e patateve, ndërsa toka tashmë është mbuluar nga bora. Barinjtë, nga ana tjetër, janë zënë të papërgatitur. Bagëtitë ndodhen ende në stane në kullota malore, duke rrezikuar dëmtimin e tyre për shkak të temperaturave të ulëta.

Pyjet dhe ekosistemet lokale po përballen me një stres klimatik, pasi bora e parakohshme prish ciklin natyror të vjeshtës dhe mund të shkaktojë dëmtime në bimësi.

Edhe në fshatrat e tjerë malorë të Librazhdit, nga mesdita e sotme, reshjet e dëborës kanë zbardhur majat e maleve. Ekspertët thonë se kjo situatë është një pasqyrë e qartë e ndikimeve të ndryshimeve klimatike, të cilat tashmë po ndihen konkretisht edhe në Shqipëri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Open Day 2026 ” : Festë e dijes dhe talenteve në shkollën 9-vjeçare “Qamil Guranjaku” ,Elbasan

ELBASAN,2 qershor 2026/Albania Express News/ Në një atmosferë festive,...

Grabitja me armë e bankës në mes të Tiranës, autori vodhi paratë dhe u larguar me… skuter

TIRANË,2 qershor 2026/Albania Express News/Një bankë është grabitur nga...

Klevis Çullhaj prezantohet në krye të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan

ELBASAN,2 qershor 2026/Albania Express News/Paraditen e së martës është...