Operacioni “blic” në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit të PS dhe vëllai i “Rrumit”

Vihen në pranga Enea Kume, vëllai i deputetit nga lista e mbyllur e PS-së, Loer Kumes, si dhe Vullnet Muça vëllai i Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.Ndalimet dyshohet se është bërë me akuza për tjetërsimin e pronave në bregdet, gjatë aksionit të ndërmarrë këtë mëngjes në Durrës.
Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi bën me dije se është ushtruar kontroll në Durrës dhe banesën e Aleksandër Lahos i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’.Paraprakisht bëhet me dije se ai nuk është gjetur në banesë dhe as në vendet ku mendohej se mund të ishte. Edhe në 2023 është ushtruar kontroll në banesën e tij, po nuk u gjet.
‘Rrumi’ është një personazh i njohur për drejtësinë dhe i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Ai u plagos dhe në atentatin ku mbeti i plagosur dhe deputeti i Durrësit, atëherë prokuror, Arjan Ndoja.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama ndan pamje nga plazhet publike në Sarandë

TIRANË, 4 korrik 2026/Albania Express News/ -Turistë nga gjithë...

20 Gola, 9 Asiste, 8 Ndeshje radhazi! Lexoni rekordet absurde të Lionel Messit pas fitores me Kepin e Gjelbër!

BOTËRORI 2026, 4 korrik 2026/Albania Express News/-Një tjetër ndeshje,...