Bora e parë e vjeshtës prek Kukësin

Zonat verilindore të vendit janë përfshirë nga një valë e ftohtë, e cila ka sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore.

Në lartësitë mbi 1000 metra, reshjet kanë qenë kryesisht në formë bore, duke mbuluar me një shtresë të bardhë fshatra të thellë si Shishtaveci, Zapoti, Topojani, Gryk-Qaji, Arreni dhe Kalisi. Pamjet që ofron natyra janë tipike dimërore, edhe pse jemi ende në fillim të tetorit.

Deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullimin rrugor apo në furnizimet e zonave të izoluara.

Autoritetet lokale u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, për shkak të lagështisë së rrugëve dhe rrezikut për formim akulli në disa akse.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dhunoi një punonjës të policisë, pezullim i gjatë për portierin e Tërbunit

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka pezulluar me një...

Donnarumma: Italia shkon në Botëror, titullin këtë vit e fiton Milani

Kapiteni i Italisë dhe portieri i Manchester City-t, Gianluigi...

Përvoja shqiptare e mbrojtjes biologjike të gështenjës, në Forumin Botëror të Ushqimit

Në kuadër të 80-vjetorit të Organizatës së Ushqimit dhe...