UEFA Europa League, Enea Jorgji drejton të enjten sfidën Viktoria Plzeň-Malmö

Arbitri shqiptar Enea Jorgji do të gjykojë të enjten takimin Viktoria Plzeň–Malmö, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Europa League.

Në krah të tij do të jenë asistentët Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa Florian Lata është përzgjedhur arbitër i katërt. Në dhomën e VAR-it, Jorgjin do ta mbështesë gjyqtari italian Luca Pairetto, së bashku me shqiptarin Kreshnik Barjamaj në rolin e AVAR.

Ndeshja do të luhet të enjten, më 2 tetor, në orën 18:45, në stadiumin “Stadion města Plzně” (Çeki).

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME