Me 7 tetor nisin transfertat në SEPA, Sejko: Kosto të ulëta për qytetarët, hap drejt formalizimit të ekonomisë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, njoftoi sot në një konferencë për media se më 7 tetor Shqipëria do të fillojë transfertat në sistemin SEPA (Single Euro Payments Area), një zhvillim ky i rëndësishëm për formalizimin e ekonomisë dhe uljen e kostove për qytetarët.

“Më 7 tetor presim të jemi plotësisht funksionalë në SEPA, një hap ky drejt formalizimit të ekonomisë shqiptare dhe digjitalizimit të sistemit të pagesave,” deklaroi Sejko.

Bashkimi Evropian e pranoi Shqipërinë si anëtare të SEPA në nëntor të vitit të kaluar dhe, sipas Sejkos, Banka e Shqipërisë ka një plan dhe po bashkëpunon ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë për përmirësimin e sistemeve të pagesave digjitale në vend.

“Ne kemi një plan, qeveria dhe Banka e Shqipërisë është duke punuar për digjitalizimin, për sistemin e pagesave, për formalizimin e ekonomisë shqiptare. Këtu bën pjesë edhe SEPA. Ne jemi bërë anëtarë të SEPA-s, në nëntor të vitit të kaluar. Ndërsa ka edhe sisteme të tjera për përmirësimin e sistemit të pagesave. Zhvillimet në sistemet e pagesave, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, shkojnë paralelisht. Presim reduktim të parasë cash dhe rritje të digjitalizimit. Por edhe ulje të konsiderueshme të kostove”, theksoi ai.

Ky zhvillim pritet të rrisë efikasitetin dhe sigurinë e pagesave elektronike, duke përmirësuar kështu mjedisin financiar dhe biznesin në Shqipëri. ATSH

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kërkesa e PD për shkarkimin e tij, reagon presidenti Bajram Begaj: Sulme për interesa politike

Nismës së opozitës për shkarkimin nga detyra, Presidenti i...

Qeveria miraton katër zv.ministra të rinj, shkarkohen tre të tjerë (EMRAT)

Qeveria ka miratuar emërimin e katër zëvendës ministrave të...