Të rinjtë dhe Llatja, bashkë për të vlerësuar të moshuarit

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, Këshilli Rinor i Bashkisë Elbasan organizoi një koncert të veçantë në Qendrën Ditore të të Moshuarve, ku mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja.

Ngjarja u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ku të rinjtë prezantuan program muzikor, këngë dhe mesazhe falënderimi për gjeneratën e tretë.

Aktiviteti synonte të shprehë respektin dhe mirënjohjen për të moshuarit, duke i bërë ata të ndihen të vlerësuar dhe pjesë aktive e komunitetit.

Kryetari Llatja gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e kujdesit dhe respektit për të moshuarit, duke falënderuar të rinjtë për energjinë, kreativitetin dhe nismën e tyre.

Ai nënvizoi se të moshuarit janë një thesare i vërtetë i shoqërisë, burim përvojash dhe mësimesh, dhe bashkëpunimi ndërbreznor është thelbësor për të forcuar lidhjet në komunitet.

Pjesëmarrësit shprehën mirënjohjen e tyre për këtë nismë, duke e cilësuar koncertin një mundësi të bukur për të ndarë emocione, për të festuar dhe për të krijuar një urë lidhëse mes brezave.

Ky aktivitet është një nga shumë iniciativat që Bashkia Elbasan po zhvillon për të promovuar vlerat e solidaritetit, respektit dhe bashkëpunimit ndërgjeneracional.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Bektashizmi shqiptar: histori, kulturë, vlerë dhe identitet

Nga Dr.Ermir GJINISHI Instituti i Studimeve Europiane Univeriteti i Tiranës Konteksti historik,...

“Veliaj është njohur me aktet e dosjes”/ Mbrojtja e kryebashkiakut i përgjigjet SPAK: Procesi s’mund të vijojë nëse …

TIRANË- Mbrojtja e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj kanë reaguar...