Tërmet shkatërrues godet Cebu të Filipineve, mbi 60 viktima dhe qindra të plagosur

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 goditi brigjet e qytetit Cebu në Filipine të martën mbrëma, pak para orës 22:00 me orën lokale. Lëkundjet shkaktuan të paktën 60 viktima dhe qindra të plagosur, ndërsa mijëra banorë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, duke kaluar natën jashtë për shkak të frikës nga pasgoditjet.

Qeveria provinciale e Cebu-s ka shpallur gjendje fatkeqësie natyrore dhe ka dërguar ekipe emergjence për rikthimin e energjisë elektrike dhe shpërndarjen e ndihmave në zonat më të goditura.

Sipas Agjencisë Shtetërore të Vullkanologjisë, që nga momenti i tërmetit janë regjistruar të paktën 611 pasgoditje, duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme për banorët dhe ekipet e shpëtimit.

Spitalet lokale janë tejmbushur, dhe shumë pacientë, përfshirë të plagosurit nga tërmeti, po trajtohen jashtë ndërtesave për arsye sigurie.

Kryepeshkopi i Cebu-s ka bërë thirrje që besimtarët të shmangin vizitat nëpër kisha derisa të bëhen vlerësimet strukturore të godinave. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, pasi Cebu është një nga ishujt e parë të kolonizuar nga Spanja në shekullin e 16-të dhe ka një trashëgimi të pasur kishtare dhe kulturore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Takimi mes FIFA-s dhe Iranit shkon siç pritej, përfaqësuesja aziatike merr vendimin për Botërorin 2026

BOTA 17 maj 2026/Albania Express News/FIFA dhe Federata Iraniane...

Tragjedi në Kaliforni, makina përplas këmbësorët në Oakland, tre viktima dhe disa të plagosur

USA,17 maj 2026/Albania Express News/Një aksident i rëndë është...