Llatja: Bizneset familjare baza e zhvillimit lokal

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, vizitoi një biznes familjar në fshatin Gjergjan, i cili prej një dekade merret me shitjen dhe riparimin e mjeteve bujqësore. Ky aktivitet, i ngritur nga Bardhi Muça pas kthimit nga emigracioni, është bërë një pikë referimi për fermerët e zonës dhe jo vetëm.

Familja Muça ka arritur të krijojë një model të qëndrueshëm pune, ku të gjithë anëtarët janë të angazhuar. Dy djemtë e familjes, të cilët kanë përfunduar shkollën profesionale, tashmë japin ndihmesë të drejtpërdrejtë në funksionimin e biznesit, duke e kthyer atë në një sipërmarrje me perspektivë afatgjatë.

Gjatë vizitës, Llatja u njoh nga afër me punën dhe shërbimet që ofron ky aktivitet, duke vlerësuar rolin që kanë bizneset familjare në ekonominë vendase. Ai theksoi se Bashkia Elbasan është e angazhuar të mbështesë nisma të tilla, të cilat jo vetëm gjenerojnë punësim, por edhe u vijnë në ndihmë komuniteteve rurale.

Mbështetja për bizneset familjare është një prioritet për ne. Ato janë baza e ekonomisë vendase dhe një shembull se si puna e ndershme dhe bashkëpunimi familjar sjellin zhvillim për komunitetin,” u shpreh Llatja gjatë vizitës.

Biznesi i familjes Muça i shërben jo vetëm Gjergjanit, por edhe qytetit të Elbasanit dhe fshatrave përreth, duke u bërë një partner i rëndësishëm për fermerët që kërkojnë shërbime profesionale dhe të besueshme në fushën e bujqësisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME