Champions League rikthehet sot me supersfidën Barcelona – PSG

Pas surprizave të natës së kaluar, sot Champions League rikthehet me ndeshjet e tjera të raundit të dytë. Supersfida e mbrëmjes është pa dyshim Barcelona – PSG, një duel që cilësohet si një finale e parakohshme, ku të dyja skuadrat pritet të tregojnë forcat dhe ambiciet e tyre për të shkuar deri në fund. Atmosfera në “Montjuiç” pritet të jetë elektrizuese, me katalanasit që kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv ndaj kampionëve të Francës.

Përveç kësaj përballjeje gjigantësh, në fushë zbresin edhe ekipe të tjera të mëdha si Juventusi, Napoli, Arsenali, Manchester City dhe Borussia Dortmund, duke e bërë mbrëmjen të zjarrtë dhe plot emocione për tifozët e futbollit.

Programi i ndeshjeve të sotme në Champions League:

  • Karabak – Kopenhagen (18:45)
  • R.U.S. Gilloise – Newcastle (18:45)
  • Arsenal – Olimpiakos (21:00)
  • Monako – Manchester City (21:00)
  • Bayer Leverkusen – PSV Eindhoven (21:00)
  • Borussia Dortmund – Athletic Bilbao (21:00)
  • FC Barcelona – PSG (21:00)
  • Napoli – Sporting (21:00)
  • Villarreal – Juventus (21:00)

Një mbrëmje që premton spektakël, gola dhe surpriza në kompeticionin më prestigjioz për klube.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME