E-Shërbimet e Bashkisë, qytetarët e Elbasanit përfitojnë shërbime më të shpejta dhe kursime ekonomike

Prej tre javësh nga hapja e zyrave të e-Shërbimeve, Bashkia Elbasan ka vënë re një rritje të vazhdueshme të fluksit të qytetarëve që i drejtohen për të marrë shërbime të ndryshme. Çdo javë, numri i qytetarëve që kanë frekuentuar këto zyra ka varion nga 120 deri në 170, duke dëshmuar rëndësinë e tyre në jetën e përditshme.

Llojet e shërbimeve më të kërkuara kanë qenë: lëshimi i certifikatave personale e familjare, aplikime për akte gjendjeje civile (lindje, martesë, vdekje), vërtetime të ndryshme si banimi, page, pensioni dhe prone, shërbime kadastrale, aplikime pranë OSHEE, pasaporta, sigurime shoqërore e shëndetësore, pensione, si edhe shërbime postare.

Vetëm gjatë javës së fundit, mesatarisht çdo ditë janë kryer:

30 aplikime pranë ASHK,

35 aplikime pranë ISSH,

10 aplikime për pasaportë,

50 certifikata,

10 dëshmi penaliteti,

15 aplikime pranë Zyrës së Punës,

20 vërtetime nga Tatim-Taksat,

25 raste ndihme për mosaksesim të portalit e-Albania.

Përveç lehtësimit të procedurave, e-Shërbimet kanë sjellë edhe kursime ekonomike të ndjeshme për qytetarët. Llogaritet që çdo qytetar përfiton mesatarisht rreth 2,000 lekë në ditë, ndërsa me një fluks prej 150–170 qytetarësh, kursimi total shkon nga 300,000 deri në 340,000 lekë në ditë.

Qytetarët shprehen të kënaqur për funksionimin e këtyre sporteleve, të cilat i kanë pritur me padurim si një mënyrë më të shpejtë dhe efikase për të marrë shërbime. Bashkia Elbasan thekson se do të vijojë me zgjerimin dhe përmirësimin e e-Shërbimeve, duke i bërë ato gjithnjë e më pranë qytetarëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME