Adi Qose: Opozita peng i “fitoreve imagjinare”, mazhoranca çon përpara proceset demokratike

Deputeti i Elbasanit, Adi Qose, ka reaguar pas seancës së fundit parlamentare, duke vënë në dukje kontrastin mes mazhorancës, që sipas tij është e mandatuar për të punuar dhe opozitës, e cila është ndëshkuar nga qytetarët për “pengmarrjen e proceseve jetike të vendit”.

Seanca e sotme parlamentare dëshmoi edhe një herë se kush u mandatua nga shqiptarët për të punuar dhe kush u ndëshkua me votë plebishitare, si asnjëherë më parë, për pengmarrjen e proceseve jetike të vendit,” u shpreh Qose.

Duke iu referuar opozitës, ai shtoi me tone kritike: “Ata që mend nuk kanë e mend nuk nxënë, më e mira është të mbeten në botën e tyre të ‘fitoreve imagjinare’.”

Ndërkohë, deputeti i mazhorancës theksoi se shumica do të vijojë punën me besimin e qytetarëve për të çuar përpara proceset demokratike dhe integrimin europian të vendit. “Ne, me besimin e qytetarëve, do të çojmë përpara proceset demokratike të një vendi normal, në rrugëtimin e tij drejt Bashkimit Europian,” deklaroi ai.

Qose sqaroi gjithashtu se pavarësisht sjelljes së opozitës, puna në parlament do të vijojë normalisht: “Kuvendi i Shqipërisë, së bashku me Komisionet Parlamentare, do të vijojë punën normale duke hartuar dhe shqyrtuar projektligje që u shërbejnë qytetarëve.”

Sipas tij, opozita është më e izoluar se kurrë, duke luftuar me “fitore imagjinare”, ndërsa mazhoranca ka përgjegjësinë dhe mandatin për të çuar përpara proceset që kërkojnë qytetarët.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, deputetja e Elbasanit ,Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Deputetja socialiste Sara Mila...

Policia nuk duhet të ndez fitilin e dhunës

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta e sotme përpara...

Sulmet masive ruse në Kiev/ Shkon në 30 numri i viktimave, Ukraina shpall ditë zie, Zelensky: Po godasin objektivat politike

UKRAINË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Katër persona u vranë...