AF Elbasani shpall “non grata” gjyqtarin Kreshnik Cjapi

Klubi i AF Elbasanit ka reaguar ashpër pas barazimit pa gola ndaj Teutës në “Elbasan Arena”, duke shpallur zyrtarisht “non grata” gjyqtarin Kreshnik Cjapi. Verdheblutë pretendojnë se arbitri nga Fieri ka ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e lojës me vendime të gabuara, duke i shkaktuar skuadrës së tyre dy barazimet e vetme në këtë sezon.

Sipas klubit, në përballjen e fundit u regjistruan të paktën 13 raste faullesh të padhëna në dëm të Elbasanit, çka uli ndjeshëm ritmin dhe kohën efektive të lojës. “Menaxhimi i situatave ishte i dobët dhe i papranueshëm për një ndeshje të kategorisë superiore”, thuhet në ankesën zyrtare.

Ky nuk është rasti i vetëm që ka tensionuar marrëdhënien mes Elbasanit dhe gjyqtarit Cjapi. Klubi kujton edhe episodin e javës së dytë në ndeshjen ndaj Egnatias, kur arbitri anuloi një gol pas rikthimit nga penalltia, duke dhënë faull indirekt në vend që të urdhëronte përsëritjen e 11-metërshit. “Ky vendim ishte në kundërshtim të hapur me rregulloren e FIFA-s (Law 14 – The Penalty Kick)”, argumenton AF Elbasani.

Në deklaratë, verdheblutë theksojnë se përsëritja e gabimeve elementare dhe moszbatimi i qartë i rregullores ngre dyshime serioze mbi profesionalizmin dhe paanshmërinë e gjyqtarit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit...

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...