Barazim me polemika në “Elbasan Arena”, Elbasani kryeson i vetëm

Elbasani dhe Teuta ndanë pikët në “Elbasan Arena”, duke u ndalur në një barazim pa gola që ruan ecurinë pozitive të të dy skuadrave në këtë fillim sezoni. Për vendasit ishte një sfidë që pritej të sillte një tjetër fitore për të konsoliduar kreun, por përballë gjetën një Teutë të disiplinuar, që doli me personalitet në transfertë dhe e vuri disa herë në vështirësi skuadrën verdheblu. Ky rezultat i lejon Elbasanit të mbetet i vetëm në krye të klasifikimit, ndonëse me ndjesinë se ka lënë dy pikë pas dore para tifozëve të vet.

Nga ana tjetër, për Teutën ky barazim ka shijen e një suksesi, jo vetëm sepse u shkëput me një pikë në një fushë të vështirë, por edhe sepse mbetet një nga skuadrat që ende nuk kanë provuar shijen e humbjes. Një ndeshje që solli gjithashtu edhe kontestime të vendasve ndaj disa vendimeve të kryesorit Cjapi, duke shtuar tensionin dhe rivalitetin në fushë.

Megjithatë, Elbasani tregoi se ka forcën dhe personalitetin për të ruajtur kryesimin, pavarësisht pengesave që has rrugës. Ekipi i Gvozdenovic mbetet skuadra më e rregullt e këtij fillim sezoni, me një lojë të ndërtuar dhe me një grup që po fiton gjithnjë e më shumë eksperiencë. Barazimi ndaj një rivali të fortë si Teuta nuk e zbeh aspak objektivin e verdhebluve, përkundrazi, e konfirmon se edhe kur nuk arrijnë fitoren, ata dinë të administrojnë ndeshjen dhe të ruajnë primatin në tabelë.

Duke parë kalendarin e ngjeshur dhe rivalitetin në Superiore, Elbasani vazhdon të japë sinjale se nuk është rastësisht në krye, por është aty për të qëndruar dhe për të luftuar deri në fund për trofetë.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane

Bllokimi i zgjatur i Ngushticës së Hormuzit po kthehet...

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur kushte për kryeministrin,...

Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Astronautët e misionit Artemis II të NASA-s e përmbyllën...