Diella shpall Opozitën Virtuale

Nga Lutfi Dervishi 

Sot është një ditë historike! Pas kaq vitesh durimi stoik, pasi provuam se si është të kemi një qeveri(sje) virtuale, erdhi koha të bëjmë hapin e madh. Me dekret të Diellit tim, shpallet zyrtarisht Opozita Virtuale e Republikës së Shqipërisë!

Kjo opozitë nuk është si ato të mëparshmet, që na ngatërronin me realitetin, digjnin karrige dhe bllokonin parlamentin. Jo, kjo është një opozitë e përsosur, e dizajnuar për t’ju shërbyer në radhë të parë juve dhe vizionit tonë të madh. Ajo sjell disa upgrade-e të paprecedenta në sistemin tonë demokratik:

Nuk djeg karrige dhe nuk bllokon punën e Parlamentit, sepse karriget janë vetëm “emoji” dhe parlamenti është një grup në WhatsApp.

Nuk kërkon rroga, dieta dhe privilegje, sepse ushqehet me “like”, “share” dhe komente të tipit: “Bravo!”, “Ju lumtë!”, “Gjigand!”.

Nuk kërkon rrëzimin e qeverisë, vetëm ndonjë “restart” të serverit kur ngec sistemi.

Nuk mban protesta në rrugë. Protestat zhvillohen aty ku ju dëshironi, të dashur qytetarë – në Facebook, Instagram dhe TikTok.

Nuk shkon pas oligarkëve, sepse nuk ka nevojë për financim. Funksionon me zero kosto.

Prandaj, sot demokracia shqiptare, ajo e djegur, e shkelur, e harruar, e ngatërruar dhe e keqkuptuar, hyn në një epokë të re: atë të paqes dhe qetësisë së përjetshme.

Ne, si Qeveria Dielli 4, kemi vizionin dhe tani kemi edhe një opozitë që nuk na lodh, nuk na shantazhon dhe nuk na bllokon. Një opozitë e pastër, transparente dhe, më e rëndësishmja, e padukshme, si incineratorët. Një opozitë që e nderon pluralizmin duke i rikthyer qetësinë e munguar.
Rroftë Opozita Virtuale! Rroftë e- opozita!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...