Shkarkimi i Erion Veliajt, Këshilli i Ministrave mblidhet të enjten në orën 12:00

Këshilli i Ministrave do të mblidhet të enjten (25 shtator) në orën 12:00 ku pritet të vendosë për shkarkimin e Erion Veliajt.
Një ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi me 50 vota për shkarkimin e Veliajt.Pas këtij vendim, sot Prefekti i Tiranës i përcolli këtë vendim Qeverisë Shqiptare.
Sipas ligjit, është qeveria ajo që vendos përfundimisht këtë proces.
Për këtë arsye, do të duhet të merret vendimi nesër nga Këshilli i Ministrave për shkarkimin përfundimtar të Erion Veliajt, me motivacionin që nuk është paraqitur në detyrë prej 3 muajsh.
Por i gjithë ky proces pezullohet nëse Erion Veliaj e dërgon në Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sherr me sende të forta në Elbasan, përfundojnë në pranga 4 persona: Mes tyre edhe dy vëllezër

ELBASAN, 25 shtator 2026 /Albania Express News/- Një konflikt...

Shqipëria ngjitet në vendin e 53-të në indeksin global të zhvillimit të turizmit, rritje me 7 %

TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Shqipëria ka shënuar...

“Të rinjtë e Shtepanjës angazhohen për komunitetin, krijohen bazat e Grupit të Rinjve” id

Cërrik, 25 shtator 2026 /Albania Express News/- Të rinjtë...

“Bëra gabim që qëllova me shishe”, Delina Fico rrëfen incidentin me protestuesit: Kishin 5 minuta që shanin”

TIRANË, 25 shtator 2026 /Albania Express News/- Incidenti i...