Dyshimet/ SPAK merr si të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isain

Në prag të parashkrimit të hetimeve të riregjistruara në 7 tetor 2020, Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar një ditë më parë akuzën si një i dyshuar për ‘shkelje të barazisë në tendera’ kryebashkiakut të Ersekës Erion Isai.Së bashku me Isain, u është komunikuar e njëjta vepër edhe 6 punonjësve të njësisë së prokurimeve në këtë bashki. Burimet thanë se procedimi penal lidhet me një tender me vlerë gati 3 milionë lekë, punimet e kryera dhe mbikëqyrjen në ujësjellësin e Kozelit.
Erion Isai siç bëjnë me dije burime ishte në SPAK të martën ku dhe i është njoftuat mbyllja e hetimeve dhe akuza nga një hetuese e BKH. Siç rezulton në shkresa procedimi u hap pas denoncimit të dorëzuar në SPAK nga inxhinieri Romeo Nazarko, e më pas po ashtu nga një avokat i cili pretendon se në këtë tender është favorizuar nga bashkia Entela Cano, që kishte rolin e subjektit mbikëqyrës.Isai i thirrur me herët dhe i pyetur nga kjo prokurori e ka hedhur poshtë akuzën duke insistuar se nuk ka kryer vepër as ai dhe as vartësit e prokurimeve dhe se investimi është kryer me vlerë favorizuese për shtetin.
SPAK ende nuk ka një njoftim zyrtar, ndërsa të dhënat paraprake janë siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, siguruar nga grupi i hetimit që thotë se i ka lënë kohë kryebashkiakut të kryejë prapësimet me shkrim përpara se ta çojë dosjen tek gjyqtari paraprak. Karta e prokurorisë është këqyrja e telefonit të Canos tek e cila janë konstatuar komunikime në aplikacionin WhatsApp që sipas avokatëve provojnë njohjen mes zyrtarëve të bashkisë dhe mbikëqyrëses.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Iu vendosi ultimatum, Fatmir Mediu nxjerr “zbuluar” Sali Berishën: Më tha shko në protestën e UÇK

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në...

Rekordi i çmendur i gjyqtarit Turpin: 101 penallti të akorduara në Ligue 1!

Clément Turpin, gjyqtari i ndeshjes midis PSG dhe Strasbourg,...

Kosova pranohet për herë të parë në institucionin e BE/ Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian e njeh si anëtare

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian është bërë institucioni i...